zoom

Aktualitet

Xhuljano kishte pak muaj që ishte liruar nga burgu! Familjarët: Na tha se do ikte në Itali

25-vjeçari, i cili u u gjet i vrarë në makinë mëngjesin e sotëm në Babicë të Vlorës është identifikuar nga familjarët. Rreth orës 13:00, familjarët janë paraqitur në morgun e Vlorës për të bërë të mundur identifikimin e të riut.

Në dëshminë e tyre pas kamerave ata shprehen se djali dje ishte nisur për në Vlorë, pasi do të ikte në Itali dhe më pas kanë humbur kontaktin dhe nuk janë lidhur dot as në telefon.

Bullari njihet nga policia si person me precedent penalë. Bullari kishte pak muaj që ka dalë nga burgu, ku kishte vuajtur dënimin për akuzën e “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” të shtetasve sisrianë.

Njëherësh Bullari është dënuar dhe në Tiranë për akuzën e Largimit nga vendi i qëndrit të caktuar nga gjykata, pasi gjatë periudhës së qëndrimit në “Arrest shtëpie” ai ka ikur nga banesa.

Në 2018 ai ishte arrestuar nga policia e Fierit në lagjen “Sheq i Madh” Fier me automjetin e tij tip “Lancia” duke transportuar 3 shtetas Sirianë.