Aplikacion
Tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin e Fierit.
Të plagosurat janë tre gra, dy prej të cilave nënë e bijë.
Makinat kanë përfunduar në kanalin anësor pranë rrugës.
Makinat, njëra me targa të Korçës dhe tjetra me targa të Kosovës lëviznin në drejtim të Vlorës, me sa duket për pushime në Jug, pasi në vend janë përhapur valixhe dhe ushqime. Mësohet se njëra prej automjeteve ka goditur tjetrën nga pas dhe të dyja kanë përfunduar jashtë rruge.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 08:45, në bypass-in e Fierit, në vendin e quajtur “Pojan”, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin E. T., është përplasur me automjetin tip “Nisan” me drejtues shtetasin I. T, ku për pasojë të dy automjetet kanë dalë nga rruga dhe janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë të cilët po marin ndihmën mjekësore në Spitalin Fier pa probleme për jetën.