Aplikacion
Një makinë ka dalë jashtë rruge për shkak të një gabimi nga ana e shoferes. Mësohet se shoferja në vend që t’i jepte indietro makinës për të ecur mbrapa i ka dhënë gaz dhe kjo ka bërë që makina të dalë jashtë rrugës.
Në momentin e incidentit brenda në automjet kanë qenë dy persona. Për fat të mirë ata kanë shpëtuar për mrekulli.
Ata po marrin trajtimin e menjëhershëm mjekësor. Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e policisë për zbardhjen e incidentit.