zoom

Sport

“Më mirë të mos e dini të vërtetën”/ Ish-trajneri i Barcelonës flet për sherrin me Messi-n

Ish-trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka zbuluar detaje nga karriera e tij në stolin e katalanasve.

Ai po ashtu foli dhe për shkarkimin me polemika të tij nga “Camp Nou” në janar të vitit 2020.

Ish-trajneri tregoi edhe për marrëdhëniet e tij me Lionel Mesin, i cili sot nuk është më në skuadër. Zërat për një sherr të trajnerit me kapitenin e tij nuk mbeten thjesht spekulime dhe u konfirmuan nga të dy protagonistët.

Por, kjo është një temë për të cilën Valverde nuk është ende i gatshëm që të hyjë në detaje dhe nuk dëshiron të zbulojë se çfarë ndodhi mes tyre brenda dyerve të dhomës së zhveshjes.

“Nuk mund të them se çfarë ndodhi”, thotë ish-trajneri i Atletik Bilbaos gjatë një interviste në programin “El Dia de Manana”.

“Është pjesë e misterit. Është më mirë që njerëzit të mos e dinë të vërtetën”, shtoi trajneri, që me një deklaratë të tillë vetëm sa shton më shumë interesin e publikut për përplasjet e tij me numrin 10,” tha Valverde.