zoom

Aktualitet

Nadir Çausholli “merr goditje”/ Pas “CFO Pharma”, edhe “Green Line” përjashtohet nga tenderi

Biznesmeni Nadir Çausholli ka marrë një tjetër goditje në aktivitetin e tij.

Ai zotëron kompaninë e autobusëve “Green Line”, por për shkak të mashtrimit, kjo ndërmarrje është përjashtuar nga gara për një tender.

Vendimi është marrë nga Agjencia e Prokurorimit Publik (APP), e cila ka ndaluar kompaninë “Green Line” të Nadir Çaushollit të marrë pjesë në tendera për 6 muaj, pasi “ka keqinformuar autoritetet për qëllime kualifikimi”.

Shkelja u kap pas tenderit që shpalli kompania “Albpetrol”, për shërbime transporti, me një fond limit prej 12.9 milionë lekësh.

Pjesë e garës u bënë “Green Line” dhe një kompani tjetër. Por sipas nenit 76 të ligjit “Për prokurimet publike”, një operator ekonomik skualifikohet nga tenderat nëse drejtuesit ose aksionarët e tij janë të përfshirë në një kompani tjetër të përjashtuar.

Nadir Çausholli ishte në shkelje të këtij neni sepse më herët (korrik 2024), kompania tjetër e tij “CFO Pharma” ishte skualifikuar nga një tender tjetër, sërish me 6 muaj.

Kjo shkelje u konfirmua nga “Albpetrol” dhe më pas nga Komisioni i Prokurimit Publik (KPP).

Postime të lidhura