zoom

Aktualitet

Tragjike në Shkodër! BMW del nga rruga e përplaset me një mur, humbin jetën dy të rinj

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy të rinjve ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në vendin e quajtur “Mbi sukë”, në rrugën Shkodër-Velipojë.

Policia e Shkodrës ka njoftuar se një mjet tip BMW ka qenë duke lëvizur me shpejtësi në kthesë, e si pasojë ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur.

Gjithashtu është bërë e ditur se kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit, Amarildo Preka, 23 vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja shtetasja Driona Pirani, 16 vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër.

Shkodër/Informacion paraprak.

Me datë 31.07.2021 rreth orës 02:45, në vendin e quajtur ‘’Mbi sukë’’, në rrugën Shkodër-Velipojë, si rezultat i shpejtësisë në kthesë, një mjet tip BMW, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur dhe si pasojë kanë humbur jetën, drejtuesi i mjetit, shtetasit A. P. 23 vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja shtetasja D. T. 16 vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit

Postime të lidhura