Aplikacion
Në një seri videosh të publikuara në Instagram, artistja ndau me fansat e saj detaje mbi këtë situatë, duke treguar se aktualisht është duke iu nënshtruar një terapie mjekësore dhe ka nevojë për disa ditë pushim për t’u rikuperuar.
“Nuk kam anuluar kurrë më parë një koncert apo event për arsye shëndetësore apo personale. Gjithmonë jam munduar të jem e fortë, por ndonjëherë shëndeti nuk pyet për vullnetin apo përkushtimin tënd. Mjekja më këshilloi, më saktë më urdhëroi, që të vazhdoj një terapi venoze dy herë në ditë derisa të rikuperohem plotësisht. Kam besim që kjo është çështje ditësh dhe do të rikthehem më e fortë se kurrë për të vazhduar koncertet e radhës. Ju jeni kura ime më e mirë,”- shprehet Xhensila.
Artistja ka siguruar fansat e saj se së shpejti do të jetë sërish në skenë, duke vijuar koncertet e saj të planifikuara pas rikuperimit./ Zoom.al