Aplikacion
Ish-kryeministri u shpreh se ministret shkojnë në Kuvend me çanta të markave luksoze, nga Louis Vuitton, tek Bottega Veneta.
Berisha u shpreh se vlerat e çantave janë nga 200 deri në 500 mijë euro.
“Po të jetë për çantën ju garantoj se çantat e ministreve, për të mos thënë të disa drejtoreshave janë 3 herë më të kushtueshme se çanta Christian Dior e Zonjës së Parë të Koresë së Jugut”, tha kryedemokrati.
Sali Berisha: Koreja e Jugut desh mori flakë për një çantë Christian Dior të Zonjës së Parë. Por çantat Chirstian Dior nuk janë më të kushtueshmet. Çantat që hyjnë dhe dalin në Parlament qeveritaret, Hermes Birkin, Bottega Veneta (qeshin), se nuk i keni parë ju, Louis Vuitton, shihni juve. Kushtojnë nga 200-500 mijë euro.
Po, Hermes Louis Vuitton. Kjo është për qytetarët tanë, koreanët kanë një nga standartet më të larta në botë, janë një demokraci. Dhe për çantën e Zonjës së Parë u krijua ajo që s’kishte ndodhur kurrë.
Po të jetë për çantën ju garantoj se çantat e ministreve, për të mos thënë të disa drejtoreshave janë 3 herë më të kushtueshme se çanta Christian Dior e Zonjës së Parë të Koresë së Jugut.
Ndaj dhe dua të fotografohen të gjitha objektet, se aty hynë si në sallon mode, jo si në Parlament, e ndjej veten jo mirë
Administrata nuk e “tërhoqi” dot biznesin! Pagat rriten ndjeshëm në shtet, ulen tek privati