Aplikacion
Bëhet fjale për Ervin Minarolli, Flamur Noka, Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Luan Baçi, Bledion Nallbati, Lefter Gështenja, Saimir Korreshi, Asllan Dogjani, Albana Vokshi, Petrit Vasili, Petrit Doda, Isuf Çela, Andia Ulliri, Greta Bardeli dhe Lindita Metaliaj.
Policia ka e Tiranës ka arrestuar gjithashtu edhe 2 shtetas për pengim të qarkullimit dhe kundërshtim ndaj punonjësve të rendit.
“U arrestua në flagrancë shtetasi S. N., banues në Tiranë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
U arrestua në flagrancë shtetasi I. H., 53 vjeç, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”, “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”. Ky shtetas, me veprime të dhunshme ka bllokuar lëvizjen e një automjeti tip “Benz”, duke bllokuar rrugën, dhe ka goditur drejtuesin e mjetit shtetasin A. G. Drejtuesi i mjetit u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.
U procedua në gjendje të lirë shtetasi E. M., banues në Tiranë, me detyrë Sekretar për Organizimin dhe Burimet Njerëzore pranjë subjektit politik Partia Demokratike, për veprëm penale “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.
U proceduan shtetasit F. N., (deputet) për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, dhe G. B., O. B., L. B., B. N., L. G., S. K., P. V., A. D., A. V., O. B., P. D., I. C., A. U., G. B., L. M., dhe L. B., (deputetë) për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”.
Gjithashtu u proceduan penalisht 64 shtetas për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.”
Berisha rikthehet me akuza të rënda: Taulant Balla ka porositur vrasje! Rama krimineli më i madh