Aplikacion
Ky i fundit i shpallur në kërkim si koka e një grupi kriminal në Elbasan me lidhje në gjyqësor, polici dhe media, ka bashkëpunuar për trafikun e sasive të kokainës nga Amerika Latine me personazhe të njohur të botës së krimit si Ergys Dashi.
Suel Çela, i njohur edhe si Marjus Lulaj, komunikon me Gazmend Dishën, të cilit i kërkon të investojë një pjesë të parave në ngarkesën e kokainës.
Biseda të shpeshta, Suel Çela ka zhvilluar edhe me Ergys Dashin. Ata diskutojnë për organizimin e disa ngarkesave me sasi të ndryshme kokaine, të cilat në disa raste janë kapur nga autoritetet në portet evropiane.
Ergys Dashi konsiderohej si një person me lidhje të forta me kartelet në Ekuador, ku edhe ishte rezident, dhe ku u ekzekutua në mënyrë mafioze në 22 janar të 2022-shit në Guayaquil të Ekuadorit.
Pak kohë përpara se të mbetej viktimë në atentat, në një prej bisedave të shumta që Dashi kishte zhvilluar në “SKY ECC” me Suel Çelën, ai zbulon se si brenda një muaji kishte humbur 4 milionë e gjysmë euro mall, pasi ngarkesat e dërguara ishin kapur në Holandë dhe Arabinë Saudite.
Ergys Dashi i dërgon mesazh zanor Marjus Lulaj, te cilit i ben me dije dështimet që ka pësuar në lidhje me disa tentativa për trafikimin e sasive të ndryshme të lëndëve narkotike pergjatë muajit të fundit.
Mesazh zanor: “O plako, leje pra po te them se lame leshte tu hum, iku ajo ne Arabi Saudite, u kap kjo, patem bo i prove, nuk i pata thene fare bolit une, patëm bo i prove per ne hamburg, i thashe mos fusim i here cunat se eshte hera e pare qe bejme pune me kte grupin i thashe une dhe pasta mrapa ti themi cunave, bome i prove atje u kap dhe ajo me 192 buke. Une po them 4 milion e gjysëm euro per imuj asnje lloj dalje e mire.”
Nga kjo bisede dyshohet se shtetasi Ergys Dashi, është perfshirë në organizimin e disa episodeve të trafikimit të lëndeve narkotike nga Amerika Latine në Evropë. Ai pretendon se nje ngarkesë me lëndë narkotike ka përfunduar në Arabinë Saudite, një sasi tjetër prej rreth 192kg lëndë narkotike kokaine me destinacion Hamburgun, Gjermani është sekuestruar gjithashtu.
Ergys Dashi shprehet se për një muaj ka humbur shumën prej 4 milion e gjysmë euro.
Berisha rikthehet me akuza të rënda: Taulant Balla ka porositur vrasje! Rama krimineli më i madh