Aplikacion
Protestuesit e opozitës u vendosën në këto akse për të vijuar mosbindjen civile, ndërsa nuk mungua përplasjet me policinë, që bënë thirrje për të liruar rrugët sepse kjo përbën vepër penale.
Pas 2 orësh, qarkullimi te sheshi “Wilson” dhe te rrethrrotullimi i Zogut të Zi u hap.
Protestuesit që ndodheshin në këto dy pika u bashkuan me ata që ishin mbledhur te Bashkia e Tiranës. Pritet që atyre t’iu bashkohen edhe protestuesit e zonës së Pallatit me Shigjeta dhe të rrugëa së Elbasanit.
Duke u larguar nga sheshi “Wilson”, Gazment Bardhi sulmoi ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha si të lidhur me bandat në Durrës.
“Në vend që të arrestonte bandën e Elbasanit ishte sot kundër qytetarëve. Provuan që janë narko-polici kundër qyetarëve të ndershëm. Një polici që drejtohet nga ministri i Brendshëm ushtar i provuar i bandës së Durrësit. Lidhje e vjetër e trafikut të drogës. Secili prej këtye fakteve do bëhet publik në vijim”, tha Gazment Bardhi.