Aplikacion
Në zonën e Bashkisë së Tiranës disa prej protestuesve u ndjenë keq për shkak të ujit dhe gazit lotjsellës që u hodh nga policia për të shpërndarë turmën.
Në ndihmë të tyre mbërriti një ambulancë.
Edhe te rruga e Elbasanit një protestues nuk i ndje mirë. Një qytetar humbi ndjenjat gjatë përplasjes së Flamur Nokës me efektivët e policisë.
Protesta e opozitës po vijon prej 1 ore. Deputetët e PD-së synojnë të bllokojnë rrugët, por policia iu bën thirrje të largohen sepse kjo është vepër penale.
Ndërkohë deputetët e PD-së thonë se po u shkelet e drejta e tyre kushtetuese për të protestuar.