zoom

Aktualitet

Morën para për të keqinformuar publikun mbi rivalët e Suel Çelës, dyshimet mbi Hoxhën dhe Qynon

Edhe pse gazetarët Artan Hoxha e Elton Qyno thanë se gjykata i kërkuar falje për bastisjen “e padrejtë” të banesës, SPAK tregoi se dyshimet për ata janë tepër të rënda.

Në një njoftim zyrtar, SPAK thotë se gazetarët janë paguar në kundërshtim me ligjin për të mbajtur qëndrime në media si dhe kanë publikuar artikuj dhe video që keqinformonin dhe manipulonin opinionin publik.

Po kështu SPAK thekson se kreu i këtij grupi kriminal, Marjus Lulaj alias Suel Çela ka përdorur mediat për të marrë dëshmi nga individë që mund të inkriminojnë rivalët e tij për të krijuar perceptimin se këta rivalë, për shkak të lidhjeve të dyshuara politike, janë bërë “të paprekshëm”.

Gjithsesi, Hoxha dhe Qyno kanë marrë vetëm masën e detyrimit të paraqitjes.

Një ditë më parë, ata u shfaqën në derën e SPAK dhe Hoxha tha se ishin thërritur atje që SPAK t’i kërkonte ndjesë për bastisjen e banesës dhe konfiskimin e mjeteve të punës.