Aplikacion
Në Bulqizë, në rrugën Ura e Çernecit – Librazh, një fuoristradë doli nga rruga duke përfunduar disa metra poshtë saj.
Si pasojë e rrokullisjes së automjetit, humbi jetën drejtuesi Kujtim Beqiri, 64 vjeç, dhe u plagosën dy të tjerë.
Kalimtarët e rastit panë automjetin disa metra poshtë rrugës dhe njoftuan menjëherë policinë.
Dy të plagosurit janë në spital jashtë rrezikut për jetën.
Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë lagështia në rrugë.