zoom

Kosova

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagosen dy persona

Dy persona mbetën të plagosur si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri të regjistruara pasditen e kësaj të enjteje në Prishtinë.

Dinamika e ngjarjes së rëndë nuk është zbardhur ende nga autoritetet, ndërsa nuk ka informacion akoma as për identitetin e autorit dhe as për të plagosurit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, konfirmoi vetëm që të plagosurit janë dërguar në spital.

“Rreth orës 16:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Mon Balaj’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se dy persona kanë marrë lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Borovci.