zoom

Aktualitet

Tezja e Martin Canit humb ndjenjat në protestë: Duam drejtësi! S’e çuam në luftë të na e therin

Pjesë e protestës për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani janë bërë edhe familjarë të 14-vjeçarit.

“E çuam në shkollë dhe jo në luftë që të na e therin Nuk më gjen gjë. Gjithë bota ka mbajt zi për të, jo vetëm Shqipëria. Ç’më duhet uji, ka katër ditë që Martini nuk pi ujë”, tha tezja e Canit.

Teksa ajo nuk është ndjerë mirë, të pranishmit i kanë ofruar ujë, por ajo nuk ka pranuar duke humbur më pas edhe ndjenjat.

Është kërkuar edhe ndihma e ambulancës e cila ka ardhur vetëm brenda pak minutash.