Aplikacion
Disa prej figurave të njohura të ekranit kanë bërë ironi me Ramën, duke nënkuptuar se në Shqipëri ka edhe shumë probleme të tjera që kërkojnë ndërhyrje.
Gazetari Habjon Hasani i kujton kryeministrit aplikacionin që përdoret nga kriminelët e rrezikshëm për shoqërinë, SKY ECC.
“E ndriti me Sky Enchron ky dhe i ka mbetur TikTok-u me Snapchatin tani”, shkruan ai.
Ndërsa Ilir Ciko, ekspert për ekonominë, shpreh shqetësimin për zhurmën që bëhet në orët e vona të natës në zonën e sheshit “Skënderbej” në Tiranë, duke i kërkuar që paralelisht me TikTok-un, të marrë masa edhe për këtë problem.
“Meqë mbyll TikTok-un, shih mos mbyll edhe këtë muzikën natën te sheshi jarebi!”, shprehet Ilir Ciko.
“Tani që mbyll TikTok-un, iku Rama”, shkruan edhe Rudi Erebara.