zoom

Bota

Rusia sulmohet me raketa britanike, SHBA mbyll ambasadën e saj në Kiev

Për herë të parë që nga nisja e luftës, Ukraina ka lëshuar raketat britanike Storm Shadow me rreze të gjatë thellë brenda territorit të Rusisë.

Një veprim i tillë vjen një ditë pasi Moska tha se ushtria ukrainase kishte përdorur edhe dronë amerikanë ATACMS. Sulmet janë raportuar nga disa media ruse dhe janë konfirmuar nga një zyrtar i ushtrisë ukrainase.

Vendimi i Kievit i mbështetur nga aleatët perëndimorë vjen si përgjigje ndaj vendosjes së më shumë se 10 mijë trupave koerano verior në fushë betejë nga ana e Rusisë.

Rraketat britanike të lëshuara nga Kievi duket se po ndezin edhe më shumë tensionet.
Stafi i ambasadës irlandeze në Kiev është udhëzuar të punojë nga shtëpia ndërkohë ajo amerikane ka mbyllur dyert këtë të mërkurë për shkak të kërcënimit për një sulm të mundshëm.

“Ambasada e SHBA-ve në Kiev ka marrë informacione për një sulm të mundshëm ajror më 20 nëntor. Në shenjë kujdesi, Ambasada do të mbyllet dhe punonjësit e Ambasadës po udhëzohen të strehohen. Ambasada e SHBA rekomandon që qytetarët amerikanë të jenë të përgatitur të strehohen menjëherë në rast të një alarmi për sulm ajror”, ishte njoftimi i ambasadës.

Rusia ka muaj që e paralajmëron Perëndimin se, nëse Uashingtoni e lejon Kievin të përdorë raketa amerikane, britanike dhe franceze në brendësi të territorit rus, atëherë Moska do t’i konsiderojë këto vende si të përfshira drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë.

Postime të lidhura