zoom

Aktualitet

Vrau bashkëmoshatarin me thikë në zemër, dëshmia e autorit 14-vjeçar: Po më shikonte

I mitur me iniciale M. P., ka dhënë dëshminë e tij nga ambientet e spitalit privat ku po kurohet për vrasjen me thikë në zemër të 14-vjeçarit Martin Cani.

Adoleshenti, i cili i mori jetën bashkëmoshatarit duke e goditur me thikë pranë derës së shkollës “Fan Noli”, tregoi se debati mes tyre ka nisur të premten (15 Nëntor).

Ai u shpreh se sherri nisi pasi viktima po e shikonte dhe e kishin lënë për t’u sqaruar. Por, shtoi u zunë sërish ditën e hënë dhe të dy lajmëruan shokët e tyre.

14-vjeçari theksoi se gjatë përleshjes “ndodhi ajo që ndodhi”, vrasja e bashkëmoshatarit të tij me thikë, si edhe plagosja e një 14-vjeçari tjetër.

“Jemi zënë të premten sepse po më shikonte. E kishin lënë për t’u sqaruar. Pastaj jemi zënë sërish të hënën. Ai lajmëroi shokët si dhe unë shokët e mi. Gjatë përleshjes ndodhi ajo që ndodhi”, ka thënë ai.