zoom

Aktualitet

Kërkojnë lirinë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi në Apelin e GJKKO-së

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë paraqitur në Apelin e GJKKO-së ku do të zhvillohet seanca ndaj tyre.

Presidenti i PL-së, i cili ndodhet pas hekurave, dhe ish-bashkëshortja e tij nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje” kërkojnë zëvendësimin e masave të sigurisë.

Në seancën e sotme janë të pranishëm prokurorët, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi, ndërsa nuk është kreu i SPAK, Altin Dumani.

Ilir Meta po hetohet nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA. Po për këtë dosje po hetohet edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.