Aplikacion
Në bazë të këtyre provave, policia ka dyshime se autori ishte vendosur në një ndërtesë të vjetër me tulla të kuqe në afërsi të pallatit të viktimës.
Ndryshe nga ajo që u mendua fillimisht, se qitësi ishte në taracë, eksperimenti ka treguar se ai ishte disa kate më poshtë, kjo për të patur objektivin në shënjestër më të sigurt.
Arma e përdorur është zbuluar se ishte pistoletë sportive e kohëve të fundit. Gjithashtu hetuesit po kqyrin kamerat e sigurisë për të verifikuar çdo lëvizje të dyshimtë për të zbuluar autorin.
Më heret policia zbuloi se në momentin ku viktima është qëlluar, në zonën pranë pallatit të tij janë hedhur disa fishekzjarrë. Besohet se ky veprim ishte i qëllimshëm për të mbuluar zhurmën e armës së zjarrit me shpërthimin e lëndëve piroteknike.
Familjarët dyshuan se ai ishte rrëzuar duke përplasur kokën në rrugë, por mjekët e ambulancës vunë re se ai kishte një plagë plumbi në kokë. Pista kryesore e hetimit mbetet ajo e një konflikti për çështje pronësie, pasi Eduart Reçi kishte vite në fushën e ndërtimit.
Kolumbianë dhe venezueljanë te laboratori i drogës në Kodrën e Diellit, kokaina në 48 tonë lëkurë