Aplikacion
Grupi8 hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë pranë vendit të ngjarjes, por asnjëra prej tyre nuk ka fiksuar autorin,. Gjithashtu asnjë gëzhojë nuk është gjetur pranë vendit ku u qëllua Reçi duke e vështirësuar edhe më shumë punën për zbardhjen e ngjarjes.
Ndërkohë që pritet të zgjerohet rrezja e kqyrjes së kamerave në rrugët dhe biznesnet pranë vendit ku ndodhi krimi, për të parë nëse ka apo jo lëvizje të dyshuara.
Në pyetje janë marrë familjarët e 52-vjeçarit Eduart Reçi, të cilët kanë mohuar që të kenë dijeni për ndonjë përplasje të tij me persona të tjerë. Eduart Reçi prej disa vitesh merrej me firmën e tij të ndërtimit, ndërkohë më herët ka qënë drejtor në institucionin e SHërbimit Informativ Shtetëror.