Aplikacion
Ai tregoi se gjatë këtyre ditëve është stërvitur intensivisht, duke shtuar se do të rikthehet shumë shpejt për të ngjitur sërish malet e Shqipërisë.
“Normal që gazetarja e Dumanit do të vazhdojë të shpërndajë shpifje për jetën time edhe në burgun e Narkoregjimit. Unë vetëm kam pyetur a ka palestër dhe asgjë më shumë.
Unë vazhdoj të ushtrohem çdo ditë duke shpikur ushtrime sipas rrethanave. Jemi në maratonë dhe nga këtu do të dal në top formë.
Për dijeni edhe orën e dorës që ma morën ditën që më rrëmbyen, ma kthyen vetëm pas 10 ditësh.
Patjetër që do t’u rikthehem sepse nuk i kam ngjitur të gjitha malet e jashtëzakonshme të Shqipërisë. Dhe për këtë qëllim stërvitem çdo ditë edhe pse në kushte të vështira. Shpik çdo ditë ushtrime të reja. Disa m’i ka mësuar Ylli Bodinaku nga përvoja në Spaç”, tha Ilir Meta për “Top Channel”.