Aplikacion
Nga Budapesti, ku mori pjesë në samitin e radhës të Komunitetit Politik Europian, Rama e komentoi rikthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë si një mundësi të madhe.
“Mënyra si e shoh unë është se është bërë shumë zhurmë, ndoshta, jo në mënyrën e duhur për kthimin e tij të mundshëm. Përvoja më thotë që kur ishte president dhe të gjithë thonin se NATO do të bëhej më e dobët, NATO-ja u bë më e fortë. Kështu që, le të shohim dhe le të mos bëhemi histerikë përpara se të shohim realitetin. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk mendoj që kjo do të jetë domosdoshmërisht diçka e keqe për Evropën. Mund të jetë një gjë shumë e mirë për Evropën.
mendoj që nuk është domosdoshmërisht diçka për t’u shqetësuar për shkak të tij, por diçka për të reflektuar, për të bërë shumë më tepër për të pasur një Evropë shumë më të fortë. Kur u zgjodh herën e parë, të gjithë po dridheshin, sepse ndoshta NATO-s do t’i vinte fundit, por NATO-ja u bë më e fortë.
Ndaj, nuk mendoj se ajo çfarë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është diçka që duhet ta shohim si shqetësuese. Në të kundërt, mund të jetë një mundësi e madhe për të bërë gjërat ndryshe për ne dhe për botën.
Nuk mendoj se ajo që ka ndodhur në SHBA është diçka shqetësuese, përkundrazi është një gjë që mund tregojë se gjërat duhen bërë ndryshe. Kur u zgjodh herën e parë (Trump) të gjithë menduan se NATO do dobësohej, por ajo u forcua”, tha Edi Rama.
Ky mendim i kryeministrit sot është i ndryshëm nga ai që kishte 8 vite më parë për Donald Trump, kur e quante atë turp të qytetërimit.
“Trump, turpi i qytetërimit”, deklaroi Rama një intervistë të dhënë në vitin 2016 për Foreign Policy.