Aplikacion
Macja, që kishte rënë në një pus të thellë dhe po shpëtohej nga ekipi i zjarrfikëses, quhej Bela.
Fillimisht, Veliaj e ka postuar videon me mbishkrimin “Po ç’bën moj Bela!”
Por më vonë, ai është penduar dhe e ka ndryshuar disa herë postimin.
Në vend të “Ç’bën moj Bela!”, Veliaj ka shkruar “Ç’bën moj kotele! Falë kolegëve të zjarrfikëses, trazovaçja e vogël që kishte rënë në një pus 20 metra të thellë pranë ‘Shkollës së Kuqe’ është tani e sigurt dhe në gjendje të mirë.”
Në rrjet kanë nisur pyetjet dhe spekulimet se për cilën “Bela” flet Veliaj dhe përse e ndryshoi postimin. Shumë nga komentuesit sjellin në vëmendje faktin se në qeveri “Bela” thërrasin zëvendëskryeministren Belinda Balluku, me të cilën ka zëra vazhdimisht se Veliaj është në një konflikt të ashpër.
Shumë besojnë se te ky konflikt burojnë edhe goditjet me SPAK nga të dyja krahët. /Zoom.al
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë