Aplikacion
Në një video të shpërndarë nga kryebashkiaku Erion Veliaj në rrjetet sociale dëgjohet emri Bela, siç i thërrasin ndryshe Belinda Ballukut.
Por në këtë rast nuk bëhet fjalë për zëvendëskryeministren, por për një mace.
Veliaj ka treguar përmes videos operacionin e shpëtimit për një mace që quhet Bela dhe që kishte rënë në një pus të thellë.
“Po ç’bën moj kotele! Falë kolegëve të zjarrfikëses, trazovaçja e vogël, që kishte rënë në një pus 20 metra të thellë pranë Shkollës së Kuqe, është tani e sigurt dhe në gjendje të mirë”, shkruan Erion Veliaj.
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë