Aplikacion
Ajo nuk tregoi se për kë bëhet fjalë, por e quajti atë të dashurin ideal.
“Me thënë të drejtën unë jam duke dalë me dikë, partneri ideal për mua, për momentin po. Mendoj se ai është partneri im ideal, por jeta është gjithmonë e gjatë, dalin surpriza. Ndoshta rrugës i njeh një kualitet që ndoshta nuk ia kishe vënë re më përpara. Me aq sa gjykoj unë, për momentin çdo gjë është ok”, tha Dea në “Wake Up”.
Ajo rrëfeu më tej edhe si është njohur me të dashurin.
“E kam njohur nga miqtë e përbashkët. Mua më pëlqen më shumë kjo mënyra se të jep atë kontaktin e parë. Edhe nga energjia që merr. Mund të ndodhë se kur flet me një njeri online, ai është shumë i zoti me mesazhe, pastaj kur të ulet në tavolinë ka një energji të keqe”, u shpreh modelja.
Dea Vieri dhe Drini Zeqo u përfolën se ishin të lidhur bashkë pasi postuan foto së bashku në Instagram. Më pas, të ftuar disa herë në emisione, ata herë lanë të nënkuptohet që janë vetëm miq, herë sikur janë diçka më shumë, duke mos sqaruar plotësisht se çfarë po ndodh mes tyre.