Aplikacion
Deputetët e PD pretendojnë se një nga efektivët e policisë ka tentuar të nxjerrë armën në momentet e përplasjes. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Bardhi tha se nuk ka ndodhur kurrë që forcat e policisë të hyjnë dhe të dhunojnë deputetët.
“Kanë rrethuar deputetët e Kuvendi të Shqipërisë. U kanë drejtuar armën, i kanë qëlluar në vendin e punës. Nuk ka ndodhur kurrë që forcat e policisë të hyjnë dhe të dhunojnë deputetët”, tha Bardhi.
“Ne ishim duke hyrë brenda dhe hy policia me skafandra duke shtyrë, nxori pistoletën dhe ma vendosi tek gjoksi. Duke shtyrë, ja ata plehra që janë aty.
E nxori pistoletën, absolutisht po. E gjithë policia që është futur aty është jashtë rregullave.
Ishin shumë atje, jo vetëm unë. Me mua u përplas, me skafandrën që kisha para. E pashë armë, e kishte në brez dhe e zbuloi”, tha deputeti Luan Baçi.
Hyn në fuqi armëpushimi Izrael-Hezbollah/ Civilët rikthehen në të dy anët e kufirit