Aplikacion
Emri i saj ishte i papritur dhe shkaktoi habi sepse prej disa javësh në rrjet përflitej që në kolltukun e opinionistes do të ulej ish-banorja e Big Brother VIP, Einxhel Shkira.
Por sipas “Kryefjala”, një debat i ashpër i momenteve të fundit la Einxhel Shkirën jashtë ekranit.
Ajo është konfliktuar me producenten e Big Brother VIP Kosova, Olsa Muhameti, ndërsa shkaku i sherrit është ende i paqartë sepse asnjë prej tyre nuk ka reaguar.
Pak javë më parë, kur u pyet pse është tërhequr nga ekrani, Einxhel Shkira ironizoi, duke shkruar në rrjetet sociale “S’të lë radhë njeri, jemi bërë 5 moderatorë për metër katror”.
Pas daljes nga Big Brother VIP, Einxhel Shkira u zhvendos në Prishtinë, ku krijoi familjen e saj së bashku me DJ Dagz.
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë