Aplikacion
“Joan”
Sophie Turner, e njohur për rolin e saj si Sansa Stark në “Game of Thrones,” luan rolin e grabiteses së bizhuterive, Joan Hannington, në një seri të bazuar në librin e saj me kujtime: “I Am What I Am.” Pas një martese që shkoi keq, Hannington i kthehet krimit, duke përdorur një metodë karakteristike: gëlltitjen e diamanteve. Seriali, i cili ka stilin e viteve 1980, tregon përvojat e saj në botën e krimit në Londër.
“La Máquina”
Gael García Bernal dhe Diego Luna, miq që nga fëmijëria dhe kolegë në filmin e tyre të suksesshëm “Y Tu Mamá También”, vendosën të bashkohen sërish në këtë rrëfim për Esteban Osuna (García Bernal), një ish-boksier në vështirësi, i njohur si La Máquina.
Diego Luna luan rolin e Andy Lujan, menaxherit të tij, i cili ka kaluar përmes shumë procedurave kozmetike dhe tashmë përdor proteza për të bërë funksionet e përditshme. Andy është i vendosur ta ndihmojë Esteban të zhvillojë një betejë të fundit, por bota e krimit mund t’u krijojë vështirësi.
“Disclaimer”
Alfonso Cuarón, regjisori i njohur për filmat si “Children of Men” dhe “Roma,” ka sjellë një dramë me 7 episode. Cate Blanchett luan rolin e Catherine Ravenscroft, një gazetare e njohur me një të kaluar sekrete. Kevin Kline (Stephen Brigstocke), fqinji i saj, sapo ka humbur gruan e tij, Nancy (Lesley Manville), e cila ka lënë pas një dorëshkrim të supozuar që portretizon Catherine-n e zhytur në skandale. Seriali shqyrton çështjet e se vërtetës dhe perceptimit, duke ngjallur pyetjen nëse Stephen do ta publikojë librin dhe do te shkatërrojë jetën e Catherine.
“Before”
Tashmë e dimë që Billy Crystal mund të luajë shumë mirë rolin e terapistit në një komedi. Ai ka qenë psikiatri që ndihmoi në shërimin e ankthit të mafiozit të luajtur nga Robert De Niro në filmat “Analyze This” (1999) dhe “Analyze That” (2002). Por këtë herë, roli i tij është më serioz, pasi ky thriller psikologjik do të marrë një kthesë mbinjerëzore. Ai luan rolin e Eli Adler, një psikolog për fëmijë, i cili sapo ka humbur gruan e tij (Judith Light). Një nga pacientët e tij është Noah (Jacob Jupe), një djalë me një lidhje misterioze me të kaluarën e Eli-t, çka i bën ngjarjet goxha interesante.
“Shrinking”
Harrison Ford, edhe pse në një rol dytësor, vazhdon të na sjellë disa nga momentet më komike dhe ironike në televizion në këtë dramë, e cila u cilësua si një nga më të mirat e vitit 2023. Ai luan rolin e Paul, një terapist që punon me Jimmy-n (Jason Segel). Qasja e tij e pazakonshme e ka çuar në një rast ku një paciente (Heidi Gardner) e ka shtyrë burrin e saj nga një shkëmb, prandaj Paul duhet ta vizitojë atë në burg. Ndërsa përballet me sëmundjen Parkinson, ai gjithashtu merret me marrëdhënien me Julie (Wendie Malick) dhe përpiqet ta udhëzojë Jimmy-n që të mos bëjë zgjedhje të këqija.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike