Aplikacion
“E mbaj mend që u zgjova dhe ndieja atë teksa më prekte”, tha 26-vjeçarja, e cila më parë mbante emrin Joann Kelly. Më tej, ajo shtoi:
“Nuk dija ç’të bëja, ndaj qëndrova atje dhe bëra sikur po flija”.
Abi tregoi se nuk e besonte se ç’po i bënte i ati.
“Nuk doja të besoja se ka ndodhur, sepse për mua, ai ishte gjithçka. Nuk e dija. Edhe nëse do të ishte person i keq, sërish nuk do e bënte atë me mua. Kisha shumë frikë t’ia tregoja dikujt. Kisha shumë frikë t’ia thoja mamit”, rrëfeu ajo.
Një avokat tha për R. Kelly, i cili është dënuar për trafik seksual në vitin 2022 dhe më pas, në vitin 2023, për porongrafi ku përfshiheshin fëmijë, mohoi akuzat e Abi-t, duke thënë:
“Ish-bashkëshortja e tij i ka bërë këto pretendime para disa vitesh dhe nga Departamenti i Fëmijëve dhe Shërbimeve Familjare në Illinois është bërë e qartë që akuzat janë të pabaza”, u shpreh ai.
Avokati shtoi se stafi që ka bërë dokumentarin nuk ka kontaktuar me z. Kelly dhe as me ekipin e tij, duke mos i dhënë as shansin që të mohojë këto akuza lënduese. Ndërkohë, R. Kelly është dënuar dhe mund të dalë nga burgu në vitin 2045, kur të jetë 80 vjeç. Abi, nga ana tjetër, këmbëngul se pretendimet e saj janë të vërteta dhe akuzat ndaj të atit janë bazuar në ngjarje të vërteta.
Ajo theksoi se nuk ka pasur kurajën t’ia thotë së ëmës deri kur shkoi 10 vjeç. Kur ajo ishte gati ta dëshmonte diçka të tillë, e ëma e akuzoi në polici, nën pseudonimin “Jane Doe”. Kelly nuk u akuzua për këtë çështje, pasi padia ndodhi “shumë vonë”. Abi u shpreh se në atë pikë të jetës së saj, mendoi se tha diçka të tillë dhe nuk u ndërmor asnjë hap. Abi u shpreh se abuzimi që kishte përjetuar nga i ati ka ndikuar shumë në shëndetin e saj mendor, për vite më radhë.
“Pasi ia thashë mamit, nuk shkova më kurrë atje (në shtëpi). Im vëlla, Robert dhe motra, Jaah, nuk shkuan gjithashtu. Edhe tani, vuaj shumë nga kjo ngjarje”.
Abi vijoi, duke thënë se arriti në një periudhë në jetën e saj ku thjesht nuk interesohej nëse jetonte apo vdiste dhe se nisi të priste damarët. Kur e ëma e pa, ajo pësoi një thyerje emocionale dhe i tregoi se nuk ishte aspak mirë. Abi ka ardhur në jetë nga martesa e R. Kelly dhe Drea Kelly, të cilët kanë qenë bashkë që nga viti 1996 deri në 2009. Pas rrëfimit, Drea i mbështeti fëmijët në “Instagram”, duke u shprehur se i do ata.
Kolumbianë dhe venezueljanë te laboratori i drogës në Kodrën e Diellit, kokaina në 48 tonë lëkurë