zoom

Aktualitet

Erdogan nuk fsheh entuziazmin për hapjen e xhamisë, quan shqiptarët vëllezër

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan u shpreh i lumtur dhe entuziast për hapjen e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, pas 8 vitesh pritjeje.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e inaugurimit, Erdogan i quajti shqiptarët vëllezër e motra, duke treguar për ta se xhamia është ndërtuar me elementë të teknologjisë së fundit, por mbart edhe vlera të lashtësisë.

“Në emrin e Allahut, i nderuar kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama, miku im i çmuar. Të dashur vëllezërit dhe motrat e mi shqiptar, më lejoni t’ju falënderoj përzemërsisht me ndjenjat e mia të thella. Sot jam entuziast dhe i lumtur që jam këtu së bashku me juve dhe për këtë arsye gjithsecilin nga ju dua ta falënderoj për këtë emocion që më dhuruat. Jam shumë me fat sot që ndodhem në këtë ambient të shenjtë, i lutem Allahut për xhaminë e Namasgjasë, themelet e saj i hodhëm në 2025, për shqiptarët dhe myslimanët në Ballkan.

Dëshiroj të shpreh konsideratën, mirënjohjen dhe falënderimet e mia më të thella për Ramën dhe gjithë shqiptarët që kanë kontribuar në realizimin e kësaj vepre madhështore. Xhamia e Namagjasë, tashmë do zëri vendin e saj në kujtimet tona që i kanë rrënjët shumë të thella, duke tejkaluar 6 shekuj. Xhaminë e madhe e kemi projektuar si strukturë që në brendësinë e saj mbart vlera që nga lashtësia, deri te teknologjia që është përdorur gjatë ndërtimit”, tha Erdogan.