Aplikacion
Sherri nisi pasi socilisti nisi mbledhjen pa prezencën e deputetëve të opozitës, të cilët nuk u lejuan të hyjnë brenda nga garda.
“Kujt i thua rrugaç ti?”, iu drejtua Vokshi socialistit. Ndërkohë ka ndërhyrë Ilir Metaj, i cili ironizoi: “Sekretaria njofton një ambulancë, situata është emergjente”.
“Je deformuar frikshëm për të qenë grua, mbushu me frymë”, shtoi ai.
Pjesë nga sherri:
Albana Vokshi: Kujt i thua rrugaç ti?
Plarent Ndreca: Nuk thashë rrugaç, thashë njerëz që sillen si rrugaçë.
Ilir Metaj: Sekretaria njofton një ambulancë, situata është emergjente
Plarent Ndreca: Na lini të bëjmë mbledhjen
Ilir Metaj: Je deformuar frikshëm për të qenë grua, mbushu me frymë
Albana Vokshi: Ki kujdes me ato që thua
Ilir Metaj: Ke nevojë për trajtim të thelluar, dështimi i protestës të ka marrë jashtëzakonisht keq.
Albana Vokshi: Vetëm mesazhin e parë keni marrë nga protesta
Ilir Metaj: Qetesohu se je grua
Albana Vokshi: Sa me preke ti me keto, ty te njeh e gjithe Vlora.
Plarent Ndreca: Vazhdojmë…
Albana Vokshi: Lexo ligjin
Plarent Ndreca: Një inxhiniere me tregon ligjin
Plarent Ndreca: Të vazhdojmë mbledhjen
Albana Vokshi: Të dalë dëshmitari. Kryetarja te dera ti nis mbledhjen. Mbledhja nuk është hapur
Plarent Ndreca: Vendos shumica
Albana Vokshi: Garda u urdhërua prej teje! Nuk hapet mbledhja pa mua
View this post on Instagram