zoom

Aktualitet

Zjarr i madh në Kuvend/ Opozita iu vë flakën karrigeve

Deputetët e PD-së në nisjen e seancës së sotme janë përplasur me gardën e republikës pranë foltores teksa hodhën sende dhe shishe në drejtim të ministrave dhe kryetares së parlamentit, Spiropali.

Më tej ata morën karriget e kuvendit ku ata ulen dhe i nxorën jashtë në oborrin përpara derës hyrëse të parlamentit, duke i vënë zjarrin.

“Nuk jemi këtu për karriget tona! Karriget tona janë të qytetarëve. Djegien e mandateve e bëri një herë kush e bëri dhe ishte shmangie nga bëtaja, ne nuk shmangemi nga beteja. Do na kenë përballë çdo moment”, tha Gazment Bardhi.

Për shkak të tensioneve, kryetarja Elisa Spiropali ndërpreu seancën me 10 minuta.