Aplikacion
Pavarësisht se ai do të jetë në qeli, Salianji shtoi se grupi parlamentar i PD do të dorëzojë në SPAK kallëzim për falsifikim procesi, duke pretenduar se gjyqi ndaj tij është tjetërsuar.
“Të hënën do të paraqesim në SPAK Kallëzim për falsifikim procesi ndaj meje dhe pendim të zbulimit të së vërtetës ndaj Edi Ramës, Fatmir Xhafajt, Ardi Veliut dhe personave të tjerë që janë përshirë . edhe pse kjo është dita ime e fundit në liri, do t’i shkojmë deri në fund kësaj çështjeje.
Kam komunikuar që dje me drejtuesit e Prokurorisë dhe policisë për t’u thënë që jam gati, çfarë ju duhet?! E keni parë që gjithë grupet kriminale, del urdhërarresti, arratisen.
Në lidhje me do ta pres këtu vendimin për arrestim apo do të dorëzohem, jemi duke diskutuar me grupet parlamentare të cilët do t’i dëgjoj dhe më pas do marr vendim”, tha ai.