zoom

Aktualitet

Dënimi me 1 vit burg, Apeli sqaron si u mor vendimi për Ervin Salianjin

Gjykata e Apelit ka sqaruar se vendimi për dënimin me burg të deputetit të PD-së, Ervin Salianji është marre ne unanimitet.

“Nisur nga disa kërkesa lidhur me vendimin e djeshëm (çështja ndaj te pandehurve Ervin Salianji, etj), ju njoftojmë se vendimi është marre ne unanimitet”, thuhet në sqarim.

Trupa gjyqësore që mori vendimin për dënimin e Salianjit me 1 vit burg përbëhej nga Genti Shala, Elona Tora dhe Iliba Bezati.

Ndërkohë ditën e sotme pritet edhe arrestimi i deputetit demokrat, i cili ka deklaruar se do të vetëdorëzohet.

Mëngjesin e sotëm ai shkoi në selinë blu ku u takua me Gazment Bardhin dhe Agron Gjekmarkaj.

Shkak i këtij takimi është plotësimi i dokumenteve për të kallëzuar në SPAK, ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.