Aplikacion
Ky është niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë, por tendenca tregon se kursi mund të prekë nivele edhe më të ulëta.
Ndërkohë të gjitha monedhat e tjera kryesore kanë shënuar një rritje të lehtë kundrejt lekut, me dollarin që këmbehet me 88.71 dhe paundi britanik me 118.51 lekë.
Sipas Bankës së Shqipërisë, investimet e huaja dhe turizmi janë faktorët kryesorë të zhvlerësimit të monedhës europiane, por një përllogaritje e ekspertëve financiare tregon se fluksi formal i euros nuk ka në ekonomi aq peshë sa për të shkaktuar një goditje të tillë, duke sugjeruar se janë flukset informale ato qe e ndikojnë.
Një aktivitet të tillë e konfirmoi dhe vetë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, duke thënë se paraja e pistë ka ndikim në kursin e këmbimit dhe se është e vështirë për t’u matur.
Gjatë kulmit të sezonit veror, euro krijoi një stabilitet duke qëndruar për disa javë në nivelin e 100 lekëve, që sipas ekspertëve të tregut ndodhi pas ndërhyrjeve të Bankës.
Rrënimi i vazhdueshëm i euros pritet të marrë me vete dhe industrinë e eksporteve, që më shumë se 1 vit raportojnë vetëm humbje. Zhvlerësimi prek drejtëpërdrejtë edhe individët që paguhen në monedhën europiane dhe ul aftësitë e tyre paguese dhe të ardhurat e disponueshme.
Banka e Shqipërisë i kërkoi ndihmë qeverisë për të menaxhuar krizën e euros, por deri më tani nuk ka asnjë njoftim publik për masa amortizimi të kësaj krize.