zoom

Lajme

Argita Malltezi do të kandidojë për deputete në vitin 2025?

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi deklaroi se në zgjedhjet parlamentare të 2025 mund të bëhet pjesë e garës për deputete.

Gjatë një interviste në “Open”, ajo shpjegoi se këtë vendim do ta marrë vetëm nëse Berisha pengohet nga gara për deputet për shkak të masës në fuqi që ka ndaj tij.

“Unë do të kandidoj për deputete vetëm nëse ka një skenar për të ndaluar Sali Berishën që të kandidojë për deputet. Vetëm në këto kushte unë do të mendoj kandidimin, pasi nuk e kam si çështjes primare.

Fakti që Sali Berisha mbahet në një masë kaq të gjatë arresti tregon se ka një skenar për të mos e lejuar që të kandidojë.

Nuk ka ndodhur kurrë që të vendoset një masë arresti pa u pyetur më parë personi që po hetohet”, tha Malltezi.