zoom

Aktualitet

Skandali me kolegjin “Wisdom”, reagon Kushi: S’kam marrë dhurata! MAS s’bën akreditime

Ish-ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar në lidhje me skandalin për akreditimin e Kolegjit Universitar Wisdom, ku në dosjen italiane përmendet edhe emri i saj se është joshur me dhurata për Krishtlindje.

Këto pretendime, Evis Kushi i hedh poshtë, ndërsa thotë se në asnjë rast nuk ka shkëmbyer dhurata kortezie me raste festash.

Sipas saj, ministria e Arsimit dhe e Sportit nuk është pjesë e procesit të akreditimit të universiteteve apo programeve të studimit në asnjë hap të procesit.

“Akreditimi i institucioneve arsimore bëhet nga një bord i pavarur ekspertësh, vendas dhe të huaj, të zgjedhur me një konkurs të hapur”- thuhet në reagimin e saj.

Reagimi i Evis Kushit

Në lidhje me disa abuzime të bëra nga disa media gjatë ditës së sotme, mbi hetimet e dosjes italiane për mashtrimet me diploma të Universitetit Ëisdom, dua t’ju sqaroj se:

Në dosje ka një paragraf ku thuhet:

“Ia vlen të përmendim që në vazhdim të dhuratave Catalano Lucia e Cianci Savino përpiqen të përgatisin dhe të dhurojnë dhurata simbolike në kuadër të festës së Krishtlindjes (shporta) për ambasadorin, përfaqësues të ambasadës, ministre, zv. ministre, shefes së kabinetit, zyrës së matrikullimit dhe zyrës së akreditimit”.

Dua të ndaj qëndrimin tim me opinionin publik se Ministria e Arsimit dhe Sportit, si institucion dhe në rastin tim si ish drejtuese e këtij institucioni, MAS nuk është pjesë e procesit të akreditimit të universiteteve apo programeve të studimit në asnjë hap të procesit.

Akreditimi i institucioneve arsimore bëhet nga një bord i pavarur ekspertësh, vendas dhe të huaj, të zgjedhur me një konkurs të hapur.

Si titullare e këtij institucioni për periudhën shtator 2020 – shtator 2023, edhe pse ngrihen dyshime në media, nuk kam shkëmbyer asnjëherë dhurata kortezie për urime festimesh me simbolika të tilla.

Postime të lidhura