zoom

Aktualitet

KUJDES! Nëse ju vijnë këto mesazhe, mos u përgjigjni. Çfarë rrezikoni

Një skemë mashtrimi për të vjedhur llogaritë e individëve të ndryshëm në rrjetet sociale është zbuluar nga Policia e Tiranës.

Grupi hetimor ka konstatuar mesazhe të maskuara si ato të kompanisë Meta Platforms, drejt numrave të telefonit, për konfirmimin e të dhënave në rrjetin social Facebook, të lidhura me shërbimin Facebook Ads, (por jo vetëm).

Në këto mesazhe pretendohet verifikimi i llogarive në Facebook ose në të kundërt, llogaria do të mbyllet.

“Mesazhet mashtruese kanë si synim orientimin e poseduesve të llogarive drejt linqeve mashtruese me qëllim marrjen në posedim të llogarive të personave të mashtruar, në menyrë të padrejtë”, shpjegoi policia.

Nga ana e policisë bëhet thirrje se nëse dikujt i ka ardhur një mesazh i tillë, duhet të paraqitet pranë zyrave të komisariatit përkatës për t’u këshilluar si duhet të veprojë.

Postime të lidhura