zoom

Aktualitet

Plagosje e dyfishtë në Malësi të Madhe

Të shtëna me armë zjarri raportohen mëngjesin e sotëm në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe.

Sipas burimeve, raportohet se nga të shtënat janë dy persona të plagosur, të cilët janë transportuar drejt spitalit rajonal të Shkodrës.

Raportohet se të plagosur kanë mbetur Besmir Cofi dhe Avenir Hasani, teksa autor dyshohet se është Lul Rakaj.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje. Ende nuk dihen motivet e krimit./ Zoom.al

Postime të lidhura