Aplikacion
Vasili akuzon maxhorancën për zaptim të Kuvendit, dhe shkeljes së Kushtetutës, për rastin në fjalë por edhe në raste të tjera kur kanë ndryshuar ligjet për interesat e tyre.
“Gjoja pyesin Venecian per Xhaçkën, por jo kur ndryshojne dhjetra ligje të Reformës në Drejtësi!
Kuvendi i Shqipërisë është sot strofka ku antikushtetshmëria, antiligji dhe paligjshmëria kanë gjetur strehën më të sigurtë.Kuvendi i zaptuar nga Rama dhe delenxhinjtë e tij të bindur shkelin dhunshëm Kushtetutën për të mbrojtur me çdo kusht e me çdo mjet aferat e njëpasnjëshme, njëra më e rëndë se tjetra.”- shkruan deputeti i Partisë së Lirisë.
Vendimi i socialistëve për të hedhur poshtë, për herë të tretë, vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas Vasilit, është asgjësim i shtetit të së drejtës dhe instalimi i një qeverisje të paligjshme.
Reagimi i plotë:
Kryetarja e Kuvendit Spiropali, një suflere e verbër e Rames dhe e antiligjit deklaron se për Xhaçkën do ti drejtohen Komisionit te Venecias.
Ndërkohë rilindasit e Ramës kane ndryshuar 15 Ligje të reformës në drejtësi me Parlamentin e kërpëratave dhe pa opozitë, pa ju drejtuar aspak Venecias megjithë kërkesat insistuese të opozitës.
Janë po këta rilindas, që dikur ne vitin 2016 përbetoheshin në emër te Komisionit Venecias për Reformën ne Drejtësi dhe që sot votojnë ndryshime te dhjetra ligjeve të Reformës ne Drejtësi pa e pyetur asfare Venecian.
Aty janë edhe sot Xhafa, Manja e Majko, dikur anëtarë të Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, që nuk e hapin gojën dhe shkelin mbi ato, që kanë predikuar e propaganduar po vetë dje dhe s’kanë as më të voglën kurajo t’i kundërvihen sot Ramës, që ju ka ngrënë hijen.
Ja nje paragraf nga Relacioni, që përcillte per miratim ne Seance Plenare Ligjin “Per organet e qeverisjes se sistemit te drejtesise”, Ligj kyç per Reformën ne Drejtësi, ne tetor të vitit 2016 dhe që mban firmën e Fatmir Xhafës:
🚩 “Dispozitat e projektligjit gjejnë mbështetje në raportet dhe opinionet e Komisionit Evropian për
Demokraci përmes Ligjit (Komisioni i Venecias) për emërimet në gjyqësor, për përbërjen e
Këshillave Kombëtare Gjyqësore, në lidhje me gjykatat dhe gjyqtarët. Gjithashtu, ato janë në
përputhje të plotë me Opinionin e Ndërmjetëm (18-19 Dhjetor 2015) dhe Opinionin
Përfundimtar të Komisionit të Venecias për Projekt Ndryshimet Kushtetuese për Sistemin
Gjyqësor në Shqipëri (11-12 mars 2016)”.
P Ë R F U N D I M:
➖️➖️➖️➖️➖️➖️
📌 Kur Reforma ne Drejtësi u miratua ne 21-22 korrik 2016 ajo pati në cdo hap konsultimin me Komisionin e Venecias, ndërsa sot që Reforma në Drejtësi është varrosur e kapur nga Rama, për Kuvendin rilindas Venecia nuk ekziston mē dhe rilindasit ndryshojnë dhjetra ligje te Reformes ne Drejtesi pa e pyetur fare Venecian.
📌 Ndërsa kur vjen rasti i Xhaçkës vetëm e vetëm për të mbrojtur me çdo kusht aferat mafioze ne Bregdetin e Jugut bëjnë sikur i drejtohen Venecias.
📌 Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të padiskutueshme dhe të detyrueshme për zbatim për çdo Institucion dhe individ në Republikën e Shqipërisë.
📌 Vetëm mafia rilindase, e cila ka rrëmbyer Qeverine e Kuvendin nuk pyet as për ligj dhe Kushtetutë dhe guxon që të mos i zbatojë ato.
📌 Jo vetëm Vendimi i Kushtetueses për Xhaçkën, por edhe për ndryshimin e Kodit Penal për Tubimet, per Teatrin dhe për Profesionet e lira nuk janë zbatuar nga kjo maxhorancë produkt i mafias dhe narkotrafikut dhe peng i tyre.
📌 Shqipëria është sot në situatën e jashtëzakonshme kritike tē Puçit Kushtetues, që ka varrosur de jure dhe de facto shtetin ligjor, ka dorëzuar qeverisjen në duart e mafies dhe ka destabilizuar thellë vëndin dhe Sigurinë Kombëtare të tij.
P.S Foto êshtë e anëtarëve te Komisionit te Posaçëm te Reformës ne Drejtësi, ku janë po ata anëtarë rilindas, që sot në Kuvend minojnë atë që dje predikonin po vetë.
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë