Aplikacion
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spriopali i është drejtuar Komisionit të Venecias me një letër zyrtare, ku shtron pesë pyetje për ekspertët e Venecias.
Në shkresën e saj, zonja Spiropali shprehet se Kushtetuta e detyron Kuvendin të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se paqartësia mbetet sesi duhet të veprojë Kuvendi kur ka disa vendime të Gjykatës Kushtetuese për çështje të së njëjtës natyrë, që janë në fuqi dhe mbajnë qëndrime antagoniste apo edhe me tepër kur vendimi detyron deputetin si duhet të votojë.
Letra e plotë e Elisa Spiropalit:
E nderuar Presidente Claire BAZY MALAURIE,
Nisur nga sa sipër, duke qenë se është krijuar një tension në funksionimin e demokracisë përfaqësuese, vlerësoj se është e nevojshme marrja e një opinioni nga Komisioni Juaj i nderuar, duke besuar se ekspertiza Juaj do të ndihmonte Kuvendin për të respektuar e zbatuar drejt parimet dhe standardet kushtetuese. Në këtë kuptim, do të vlerësonim opinionin e Komisionit të Venecias mbi këto pyetje:
1. Bazuar në parimet e demokracisë parlamentare përfaqësuese, a mund të detyrohen deputetët që të votojnë në një mënyrë të caktuar? Nëse ka përjashtime të tilla, cilat janë ato dhe a kanë lidhje me rastin e mocioneve për pajtueshmërinë e mandatit të një deputeti? Cili është mekanizmi, nëse ka, për të detyruar deputetët të votojnë në një mënyrë të caktuar (pro, kundër, abstenim)?
2. Cilat janë standardet për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit nga organet legjislative të shteteve të ndryshme dhe cili është roli i organit respektiv legjislativ në konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit?
3. Mbi bazë të cilave standarde do të duhet të interpretohet raporti mes mandatit përfaqësues, jo detyrues që deputetët gëzojnë dhe rolit tyre si anëtarë të Kuvendit në rastin e shqyrtimit të mocioneve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit?
4. Cili është roli i organit legjislativ lidhur me konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit në shtete të tjera dhe a ka një kontroll gjyqësor ndaj vendimmarrjes së tyre? Nëse po, në ç’raporte është kompetenca që organi legjislativ ka në këtë procedurë krahasuar me kompetencën e gjykatës përkatëse? Cili prej këtyre organeve ushtron kontroll thelbësor të mocionit për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit? Cili është subjekti që legjitimohet që ta dërgojë çështjen në gjykatën e caktuar?
5. A mundet Gjykata Kushtetuese të krijojë normë të re kushtetuese, e cila nuk ka lidhje me kompetencën e saj interpretuese të një norme në fuqi? A mundet Gjykata Kushtetuese të krijojë një kategori të re subjektesh aplikuese të ndryshme nga ato taksativisht të listuara nga Kushtetuta?
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë