Aplikacion
Pas votimit, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, njoftoi iniciativën për dërgimin e çështjes për interpretim në Komisionin Evropian për Demokraci, i cili njihet si “Komisioni i Venecias”. “Për të marrë një mendim të specializuar mbi standardet e zbatueshme në vendimmarrjet e pushtetit legjislativ, raportin dhe konkurrueshmërinë e parimeve të parashikuara në të drejtën kushtetuese dhe për rastet e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit”, arsyetoi Spiropali duke e quajtur procedurën parlamentare për rastin të ezauruar.
Çështja e mandatit të Xhaçkës ka krijuar një precedent në marrëdhëniet mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese, pasi është shmangur praktika e mëparshme për dërgimin për interpretim në gjykatë të mandateve të deputetëve, kur ndaj tyre ka pasur akuza apo indicie se kanë shkelur nenin 70 të Kushtetutës, i cili u ndalon deputetëve të përfitojnë pasuri publike.
Xhaçka mbante detyrën e ministres së Jashtme në kabinetin qeveritar, kur Këshilli i Ministrave mori vendim për të dhënë në përdorim për 30 vite brigjet e detit para hotelit në Dhërmi për kompaninë e bashkëshortit të saj, Artan Gaçi, një ish-deputet socialist. Në mars 2021 Komiteti i Investimeve Strategjike që drejtohet nga kryeministri Edi Rama firmosi dhënien e statusit “investitor strategjik” për Gaçin, status që ai ia delegoi një kompanie tjetër të prezantuar si amerikane, por që në të vërtetë rezultoi në emër të një familjari të bashkëshortes, partneres së vëllait të Xhaçkës.
Për tokën ku Gaçi po ndërton ka një hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) pasi trualli prej afro 10 mijë metrash katrorë është vënë në sekuestro me dyshimet se u përfitua përmes dokumenteve të falsifikuara. Ndërsa ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, akuzohet se mori pjesë në një skemë tjetërsimi pronash që aktualisht janë në zotërim të bashkëshortit të deputetes Olta Xhaçka. Xhaçka është mbrojtur nga akuzat duke pretenduar se bashkëshortit të saj nuk i është bërë asnjë favorizim nga shteti dhe nuk ka përfituar nga pasuria publike./BIRN
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë