Aplikacion
Fluturimi, sipas orarit, duhet të ishte në orën 21:30. Wizz Air i njoftoi fillimisht pasagjerët për një vonesë 1 orëshe. Më pas, për një vonesë tjetër 20 minutëshe. Në orën 23:40 minuta Wizz Air u tha mbi 200 shqiptarëve që ndodheshin në aeroportin e Berlinit se mund të hipnin në avion.
Por brenda pak minutash një njoftim i dytë u bëri të ditur se nuk ishte marrë leje për fluturim nga aeroporti i Berlinit. Kështu pasagjerët duhet ta kalojnë natën në kryeqytetin gjerman, nuk dihet se ku.
Wizz Air u premtoi se do t’u sigurojë hotel dhe se avioni do të niset nesër, por pasagjerët që kontaktuan Zoom.al thanë më pas kompania u tha që ta siguronin vetë hotelin dhe se nuk u dha asnjë detaj se kur do të nisej avioni.
Disa udhëtarë blenë bileta me çmime të larta nga kompani të tjera për t’u kthyer në Tiranë. Të tjerët që ngelën në Berlin se nuk i besojnë më Wizz Air, sepse ajo mund t’i gënjejë sërish siç i gënjeu se sot do t’i kthente në Tiranë, por do kërkojnë në çdo mënyrë prej saj që të nisë një avion për rrugën e kthimit që kanë paguar. /Zoom.al
Perëndimi ngre alarmin/ Rusia do të vendosë lëndë shpërthyese në avionët e pasagjerëve