zoom

Aktualitet

Alfred Peza dorëhiqet nga posti i drejtorit të RTSH-së

Alfred Peza ka dhënë dorëhiqjen nga posti i drejtori të RTSH-së. Në letrën drejtuar Këshillit Drejtues ditën e sotme, Peza shprehet se dorëheqja e tij është e parevokueshme.

“Të nderuar, Në zbatim të ligjit nr. 97, datë 04. 03. 2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë dhe vendimit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr. 98, datë 22. 12. 2016 “Për miratimin e statutit të RTSH”; ju paraqes dorëheqjen, në mënyrë të parevokueshme, nga pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, Me respekt DREJTORI I PERGJITHSHEM Alfred PEZA”, thuhet në letrën dorëzuar Këshillit Drejtues të RTSH-së.

Ai u zgjodh unanimisht nga Keshilli Drejtues i RTSH-së në Qershor 2023. Peza do të drejtonte Radio Televizionit Publik Shqiptar për një mandat 5-vjeçar.

Por, ai ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti, ndërsa arsyet ende nuk dihen.