zoom

Aktualitet

Lirohet nga burgu Fredi Beleri

Eurodeputeti Fredi Beleri është liruar nga burgu me kusht.

Lajmi për lirimin e tij nga qelia është konfirmuar nga avokati i tij, Geni Gjyzari.

Vendimi u mor nga Gjykata e Fierit, pas kërkesës së eurodeputetit, i cili u paraqit në gjyq mëngjesin e sotëm.

Fredi Beleri fitoi lirinë pas dënimit të formës së prerë me 2 vite që dha Apeli i GJKKO, për korrupsion zgjedhor në zgjedhjet lokale të 14 Majit 2023 në Himarë.

Ai ndodhej pas hekurave prej datës 12 Maj 2023. Eurodeputeti kishte kërkuar pafajësinë në të gjitha shkallët e gjyqësorit, por kërkesat e tij u rrëzuan.

Beleri arriti të fitojë zgjedhjet e 14 Majit të vitit të kaluar nga qelia, por nuk u betua si kryebashkiak i Himarës pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e tij.