zoom

Lajme

Loredana feston ditëlindjen, partneri futbollist e uron në gjuhën shqipe

Reperja shqiptare, Loredana Zefi feston sot ditëlindjen dhe nuk ka munguar urimi special nga partneri i saj futbollist Karim Adeyemi.

Përmes disa postimeve në Istastory, ku ka ndarë foto, mes rreshtave të urimit të futbollistit gjerman ka dhe fjalë në gjuhën shqipe.

“Gëzuar ditëlindjen për shoqen time më të mirë dhe nusen. Të dua më së shumti në botë! Meriton gjithçka”, thuhet në mesazhin e urimit.

Një vit më parë Loredana ka konfirmuar lidhjen me Adeyemin.

Loredana më herët ka qenë në një lidhje me këngëtarin shqiptar, Gramoz Aliu, i njohur me nofkën Mozzik.

Dyshja kanë bashkë një vajzë, Hanën./ Zoom.al