Aplikacion
Gazetari Eni Ferhati tha në Euronews Albania se nga pamjet e para, sipas opinionit të tij, Goxhara nuk ka pasur si qëllim eliminimin fizik të Kostës, por vetëm plagosjen e tij.
Ai shtoi gjithashtu se mund të thuhet me siguri se jetën e Lorenc Kostës e kanë shpëtuar disa turistë të huaj që ndodheshin aty pranë, të cilët me anë të gjetheve të pemëve kanë parandaluar gjakderdhjen e tij, që mund të rezultonte fatale.
“Pasi e ka qëlluar e ka filmuar dhe këtë video ia ka nisur kunatit të tij, i cili ka qenë punonjës policie, duke i treguar atë çfarë ai kishte bërë në ato minuta, megjithëse kunati i tij e kishte vënë re 30 minuta më vonë atë video dhe nuk e kishte kuptuar çfarë kishte ndodhur. Në këtë video që është transkriputar, duket që ka një lloj mllefi te efektivi i policisë për plagosjen, po themi plagosje, megjithëse është ngritur akuza e ‘tentativës së vrasjes’.
Nga ajo çfarë duket nga pamjet në disa kënde, prezumohet një efektiv në një forcë të posaçme që është një përdorues i mirë i armës së zjarrit, di çfarë drejtimi duhet marrë për të neutralizuar dhe eleminuar fizikisht. Nisur nga këto rrethana, sipas mendimit tim, autori nuk ka patur qëllim që ta eleminojë personin që ka qenë në konflikt, pasi arma është drejtuar në pjesën e poshtme të trupit. Pasi ka kryer këtë veprim, duke e qëlluar 6 herë, 5 prej plumbave kanë kapur të plagosurin, ai e ka xhiruar këtë video duke i shfaqur edhe mllefin me tekstin ku thoshte ‘ti nuk mund të prishësh një familje, nuk mund të hash djersën time, etj’.
Ai e ka jetën nga disa shtetas të huaj që gjendeshin në atë zonë dhe me mjete rrethanore, kryesisht me gjethet e pemëve të zonës kanë parandaluar një gjakderdhje fatale për 45-vjeçarin Lorenc Kosta. Goxhara nuk pretendon që e ka ndjekur Lorenc Kostën, megjithëse grupi hetimor dyshon se ka qenë në vendngjarje pasi e ka ndjekur Kostën,”- tha Ferhati./ Zoom.al
Paralajmërohet publikimi i dosjes “bombë”: Politikanë të lartë dalin te “Toyota Yaris”