zoom

Aktualitet

Kokëulur në kafazin e xhamit/ Burg për Erjon Goxharën, polici pendohet për plagosjen e Kostës

Efektivi i policisë Erjon Goxhara u la në burg këtë të premte, pasi u vetëdorëzua pasditen e të mërkurës për plagosjen e Lorenc Kostës.

Gjatë seancës gjyqësore, Goxhara shprehu pendesë për ngjarjen dhe përsëriti se nuk donte ta vriste Kostën.

Sipas tij, në momentin e ngjarjes, ai ishte i tronditur për shkak të tradhtisë së gruas.

Avokatët kërkuan masë më të butë sigurie se arresti në burg me argumentin e tronditjes së rëndë psikologjike.

Gjykata nga ana tjetër pranoi kërkesën e avokatëve për ekspertizë të gjendjes së tij psikologjike.

Erjon Goxhara, pasi e plagosi Lorenc Kostën në pjesën e këmbëve dhe në fundin e barkut, i bëri foto.

“Të mësosh që mos të futesh më në familjet e të tjerëve dhe as t’i hash djersën tjetrit”, mësohet se i tha ai Kostës.

Plagosja ndodhi mesditën e të hënës në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.